AKTUALITET, 19 Janar 2024, 20:43

'A ndodhen në 'Lion Park' këto apartamente dhe garazhe?', Basha përplaset me gazetarin për pasuritë në emër të gruas

'A ndodhen në 'Lion Park' këto apartamente dhe

Gjatë konferencës së sotme me gazetarët Lulzim Basha është përplasur me gazetarin e Syri.Tv, Ermal Rizaj, duke mos iu përgjigjur pyetjeve për pronat. Basha nuk mundi dot të mohojë faktin e milionave lekëve prona, të cilat i ka regjistruar në emër të bashkëshortës dhe kunatit të tij.

Debati mes Rizait dhe Bashës:

Rizaj: Zoti Basha, në fjalën tuaj ju denoncuar çështjen e kullave. Në vitin 2022 në deklaratën e ILDKPI bashkëshortja juaj deklaron se ka përfituar nga trashëgimia 5 apartamente, 5 garazhe, 5 llogari bankare me shuma të ndryshme këto llogari bankare. A ndodhen në “Lion Park” këto apartamente dhe garazhe për të cilat ju keni akuza publike.

Basha: Edhe njëherë kjo është një përpjekje, perpjekja më e ulët në debatin publik është të sulmosh personin që po lançon idetë. Nuk merren me idetë e mia, nuk merren me Refomën Zgjedhore…

Rizaj: Më jepni përgjigje për pyetjen sepse keni akuza publike..

Basha: Nuk merresh me çështjen merresh me personin, ko është taktikë e vjetër. Unë kam bërë propozime konkrete, ligji për vetting politikanësh, konrolli i pasurive…Kush ka dyshime për mua t’i drejtohet SPAK-ut.

Rizaj: Zoti Basha ju lutem, edhe për etikën e konferencës. Unë ju bëra një pyetje.

Basha: Ermal e more përgjigjen. Edhe një pyetje keni.

Rizaj: Zoti Basha pse e keni kaq problem të përgjigjeni. I keni apo jo këto apartamente?

Basha: I kam deklaruar çdo vit në ILDKPI, i kam deklaruar.

Rizaj: Zoti Basha i keni apo jo te “Lion Park” se qytetarët nuk e dinë vendodhjen. I keni në atë vend apo jo?

Basha: Thuaju të votojmë vettingun. A janë të gatshëm pronarët e tu?

Rizaj: Të gatshëm janë dhe mbajnë përgjegjësi. Zoti Basha keni përgjigje për pyetjen apo jo?

Basha: Përgjigjen e more…

Rizaj: Një aksionist që ju nuk ia thoni emrin ju ka bërë akuza publike.

Basha: Aksionionistët shkojnë  e vijnë, e vërteta mbetet.

Rizaj: Po ju emrin nuk ia përmendni, se ju ka bërë akuza publike..

Basha: Aksionistët shkojnë e vijnë..

Rizaj: Garazhet dhe apartamentet mbeten.