AKTUALITET, 9 Korrik 2025, 19:24

Aksioni për heqjen e objekteve pa leje në Theth, IKMT prish ndërtesën dy katëshe

Aksioni për heqjen e objekteve pa leje në Theth, IKMT prish

IKMT vazhdon aksionin për shembjen dhe prishjen e objekteve pa leje në zonën turistike të Thethit.

Siç duket edhe nga pamjet, IKMT ka nisur pasditen e sotme aksionin për prishjen e një ndërtese 2 katëshe në Theth.

Ky aksion i qeverisë ka shkaktuar reagime të shumta dhe kundërshtime nga banorët e zonës te cillët dolën sot në protestë.  Banorët e Thethit  bllokuan paraditen e sotme urën në hyrje të fshatit, për të penguar policinë dhe IKMT të kryejnë aksionin e pastrimit të zonën nga ndërtimet pa leje.

“Janë shtëpia druri, pa beton, pa asgjë, thjesht druri në tokën time”, u shpreh një banor me aftësi të kufizuara mes lotësh.

“Kemi aplikuar për leje por nuk na e japin. Kërkojmë nga shteti që të mos na i prishë, ngelim në rrugë të madhe”, tha një tjetër.