TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rreth 1 milion shqiptarë janë në prag të varfërisë. Të ndarë në kategori, familje dhe individë shumë prej tyre kanë vështirësi në pagesat e kredive, e teksa individët nuk kanë akses në internet dhe mundësi për veshje të reja çdo muaj.
“Të varfër jo, por të pasur jo në ato standardet e të pasurit miliarderë. Të blija rroba të reja më duket luks i panevojshëm, por të jap borxhe arrij ta bëj”, shprehet një qytetar. Një tjetër rast është i një pensionisti i cili shprehet se ia del me shpenzimet që ka.
“I varfër, pensionist, rrobat e reja i kam nga ushtria unë akoma. Qiranë e paguaj, dritat po, më dalin shpenzimet, hamë bukë me çaj”, tha ai. Një tjetër e moshuar ndan mendimin e saj se ndjehet mirë në kushtet në të cilat ajo ndodhet.
“Derisa kam fëmijët jam mesatare, ndihem mirë”, tha qytetarja. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 42.1% në Shqipëri janë të varfër. Nga 2.4 milionë që janë në vendin tonë, rezulton se mbi 1 milion shqiptare, nuk përballojnë dot 7 nga 13 kategoritë e privimit.