AKTUALITET, 20 Dhjetor 2024, 16:03

Kosova bllokon mandarinat, ndalohen kamionët nga Shqipëria: Do të bëhen analizat jashtë

Kosova bllokon mandarinat, ndalohen kamionët nga Shqipëria: Do të

Ne kufirin me Kosovën ndodhet i bllokuar një kamion prej 9 tonësh me mandarina që nga dita e djeshme. Pronari i subjektit që ka porositur mandarinat, i kontaktuar me telefon, thotë se pika grumbulluese e Shqipërisë i ka të gjitha analizat, ai shtoi se parcelës së mandarinave ku edhe ka ngarkuar i janë bërë analiza edhe jashtë vendit dhe ka vijuar eksportin.

Ndërsa në informacionet e mara nga AUV Kosovë akoma nuk kanë ardhur përgjigjet e analizave laboratorike, të cilat janë dërguar por tu testuar jashtë Kosovës.

Sipas praktikës kur mostrat dërgohen jashtë, përgjigjet vonojnë 5-7 ditë për të ardhur.

Kjo vonesë sipas tregtarëve të mandarinave në Kosovë, nëse analizat dalin brenda parametrave do të shkaktoje prishjen e mandarinës dhe kostoja do të bie mbi ta, pohon njëri nga ta. Ndërkohë në Terminalin e Prishtinë janë ndaluar afro 8 kamion me ngarkesa të mandarinës shqiptare në pritje të rezultateve të analizave.