AKTUALITET, 31 Gusht 2025, 18:28

Ra në kontakt me energjinë ndërsa po rregullonte një defekt, vdes 51-vjeçari në Valias

Ra në kontakt me energjinë ndërsa po rregullonte një defekt,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Valias të Kamzës.

Mësohet se një 51-vjeçar, teksa ka qenë duke rregulluar një defekt, e ka zënë korrenti. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë.

Viktimë ka mbetur shtetasi Arben Legisi.

"Rreth orës 16:45, në Valias, shtetasi A. L., rreth 51 vjeç, dyshohet se gjatë kohës që po rregullonte një defekt elektrik ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit"- njoftoi policia.