AKTUALITET, 9 Prill 2023, 22:58

Sherr për gërvishtjen e makinës në Tiranë, disa persona godasin njëri-tjetrin (VIDEO)

Sherr për gërvishtjen e makinës në Tiranë, disa persona

Një gërvishtje makine është bërë shkak për një përleshje fizike mes disa personave në rrethrrotullimin e Zogut të Zi në Tiranë.

Dy persona që kanë qenë duke udhëtuar në makinë, konkretisht A.H 49 vjeç dhe M.H 23 vjeç kanë gërvishur automjetin që drejtonte E.Sh, 28 vjeç. Kjo ka bërë që të ketë goditje me grushta mes tyre, duke shkaktuar edhe panik te qytetarët që ndodheshin në rrugë në ato momente.

Si pasojë e goditjeve personat e përfshirë kanë marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia bën me dije se janë shoqëruar në komisariat palët e përfshira në përplasje.