AKTUALITET, 21 Prill 2023, 09:59

Dyshohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, lihet në burg Ramazan Rraja

Dyshohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja, lihet në burg

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg", Ramazan Rrajën. Vendimi është marrë në seancën e zhvilluar sot, dy ditë pas arrestimit të tij brenda një lokali ku edhe kishte shkuar që të hapte iftar. Rraja, në momentin e arrestimit, ishte në shoqërinë e Luiz Konomit, i cili gjithashtu kërkohej nga Policia.

Konomi i njohur si ‘Çupja’ ishte shpallur në kërkim si një nga dy personat që kërcënoi me jetë biznesmenin Eral Myftaraj për t’u tërhequr nga tenderi që fitoi nga Bashkia e Tiranës.

Ndërsa Ramazan Rraja u shpall në kërkim zyrtarisht pas dëshmisë së dhënë nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, i cili rrëfeu se pas ngjarjes së ndodhur më 1 nëntor të vitit 2021 qëndronte grupi i Plarent Dervishajt.

Pas dëshmisë u organizuar dhe operacioni nga SPAK që u finalizua më 20 janar të këtij me pesë të arrestuar dhe katër të shpallur në kërkim.

U arrestuan Genti Nerjaku alias Akil Nerjaku, 40 vjeç, i cili i ka shpëtuar një atentati me snajper më 12 shtator 2022 në zonën e plazhit në Durrës, Marsel Deçka, 38 vjeç, agjent doganor (i afërm i Plarent Dervishaj), Endrit Sinani, 29 vjeç, Julian Pjetri, 45 vjeç dhe Bashkim Haxhija, 54 vjeç.

Në kërkim janë ende: Plarent Dervishaj që tashmë ndodhet në Dubai, bashkë me Julian Meçen.