TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbetet në fuqi pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra. Kështu, pas më shumë se 5 orë, kanë dalë nga ambientet e GJKKO-së, Balluku dhe 2 vartësit e saj Gentian Gjyli dhe Erald Elezi.
Po ashtu në fuqi ngeli dhe bllokimi i pasaportës. Balluku ka dalë e para nga ambientet e gjykatës ku nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat dhe më pas dolën dhe 2 vartësit e saj, të cilët ishin në seancë për t'u njohur me akuzat dhe masat e sigurisë, të cilëve iu la masa e 'arrestit shtëpiak'.
Gjykata e Posaçme vendosi dy ditë më parë masën e pezullimit nga detyra për Belinda Ballukun si dhe i ndaloi daljen jashtë vendit. Ndërsa për Gentian Gjylin, drejtor i ARRSH dhe Erald Elezin, administrator i KESH, u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Çështja për Ballukun ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese, ndërsa kryeministri Edi Rama, në deklaratën e tij të parë publike për këtë çështje, theksoi se do ta respektonin vendimin, por do ta çonin në Kushtetuese pasi ishte cenuar pushteti ekzekutiv. Dhe pak orë pas deklaratës së tij, dje në mesditë, Kryeministria çoi në Kushtetuese kërkesën për ankimim të vendimit të GJKKO.
Balluku po hetohet për tenderin e tunelit të Llogarasë si dhe për lotin nr.4 të Unazës së Madhe, ndërsa akuzohet për shkelje të barazisë në tendera.



