TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjatë operacionit, në rrugën "Frosina Plaku", arrestohet Valter Çela, 40 vjeç. Ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj, për veprat penale "Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike", (kryesisht kokainë), "Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike" (kokainë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, operacioni policor i koduar “Perugia”.
Kapet dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 40-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Perugia".
Gjatë operacionit, në rrugën "Frosina Plaku", shërbimet e Policisë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin Valter Çela, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Perugia, Itali, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 2 vjet e 9 muaj, për veprat penale "Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike", (kryesisht kokainë), "Mbajtje, prodhim, shpërndarje të sasive të mëdha të lëndëve narkotike" (kokainë), kryer në bashkepunim, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.