AKTUALITET, 15 Maj 2025, 17:51

Lista e barnave, arrin në 12.6 miliardë lekë buxheti për rimbursim

Lista e barnave, arrin në 12.6 miliardë lekë buxheti për

Lista e barnave të rimbursueshme ka hyrë në fuqi që me datë 1 mars. Drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Liman Morina tha se në këtë listë ka barna të reja që janë shtuar.

“Për të gjitha kategoritë e sëmundjeve bëhet rimbursimi i ilaçeve. Nga viti në vit ka ndryshime në listë sepse ka shtesa të barnave”, u shpreh Liman Morina, Drejtor i FSDKSH, Kukës

Qytetarët mund të informohen për të drejtën e tyre për rimbursim nëpërmjet mjekut të tyre të familjes.

“Çdo qytetar informohet sepse ka mjekun e familjes dhe ai i jep informacionin e duhur dhe jep rekomandimet për të përfituar ilaçet me rimbursim”, tha Morina.

Në buxhetin 2025 fondi i rimbursimit të barnave është përcaktuar 12,6 miliardë lekë rreth 126 milionë euro nga 12 miliardë lekë që u përcaktua në ndryshimet e aktit të pestë normativ të vitit 2024.