AKTUALITET, 19 Dhjetor 2024, 09:21

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Përqafime e buzëqeshje mes liderëve, Rama ndan fotot: Plani për mbylljen e negociatave në 2027 u mbështet

Samiti BE-Ballkani Perëndimor/ Përqafime e buzëqeshje mes

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa momente nga samiti BE-Ballkani Perëndimor i mbajtur një ditë më parë në Bruksel.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se ditën e djeshme u mbështet plani i Shqipërisë dhe KE-së për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027.

“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.