AKTUALITET, 18 Dhjetor 2024, 23:35

Shehaj përshëndet shkarkimin e Gugës: Po të mos tregohej në parlament, ish-zyrtarja do të vijonte t’u shërbente Klea-ve të tjerë

Shehaj përshëndet shkarkimin e Gugës: Po të mos tregohej

Deputeti i pavarur dhe kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj,  reagoi sonte pas vendimit të Këshillit të Ministrave për të liruar nga detyra zv/ministren e Arsimit, Nina Guga.

Shehaj, duke risjellë një pjesë të fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë për rastin e mashtrimit të qindra gjimnazistëve nga “mbesa” e Ramës, u shpreh se po të mos tregohej kjo ngjarje në Parlament, ish-zyrtarja do vijonte sërish t’u shërbente Klea-ve të tjerë.   

“Rama shkarkoi sot zv/ministren e Arsimit që i hapi dyert “mbesës” së tij Klea Rama. Po të mos tregohej kjo ngjarje në Parlament, ish-zyrtarja do të vijonte sërish t’u shërbente Klea-ve të tjerë. Rastet konkrete të abuzimit me pushtetin na dallojnë prej të tjerëve. Nuk do ndalemi!”- u shpreh Shehaj, që kishte mbajtur edhe një fjalim në kuvend për këtë skandal.