AKTUALITET, 18 Dhjetor 2024, 21:46

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një makinë në bulevardin “Ismail Qemali” të Vlorës

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një makinë në bulevardin

Një automjet tip “Benz C Class” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në bulevardin “Ismail Qemali” të Vlorës.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike e ardhur nga motori i mjetit.

Fatmirësisht si pasojë e kësaj ngjarje nuk ka të lënduar, por me dëme të shumta materiale.