AKTUALITET, 9 Dhjetor 2021, 21:54

Sali Berisha: Si më ka kërcënuar SHBA!

Sali Berisha: Si më ka kërcënuar SHBA!

Ish kryeministri, Sali Berisha pranoi për herë të parë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kërcënuar me sanksione të tjera.

Ndërsa shtoi se u është përgjigjur se kishte besim tek drejtësia dhe se do priste vendimin e dhënë nga gjykata e Parisit ku ka paditur sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Më tej ai kishte edhe një përgjigjie për të dërguarin special që ditën e sotme vizitoi Shqipërinë Eskobarin.

"Shtetet e Bashkuara më kanë kërcënuar se do çojnë gjithçka në thesar. Pra që do vendosin sanksione.

U thashë bëni çfarë të doni. Unë kam besim sepse çështjen e kam çuar në gjykatën e Parisit.

I them Eskobarit që shqiptarët nuk i pranojnë kukullat". u shpreh Berisha.