AKTUALITET, 28 Maj 2023, 15:28

Rudina Hajdari: Humbja e 14 majit, më e rënda në 32 vite. PD-ja duhet të kuptojë mesazhin e qytetarëve

Rudina Hajdari: Humbja e 14 majit, më e rënda në 32 vite. PD-ja

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari tha për Euronews Albania se humbja e 14 mjait ishte një nga humbjet më të mëdha.

Ajo tha se edhe pse kanë ndodhur fenomene si shitblerja dhe manipulimi i votave, Partia Demokratike duhet të reflektojë, pasi shumë qytetarë zgjodhën të mos votonin.

“Është humbje goxha e madhe për Partinë Demokratike, në 32 vitet e fundit është nga humbjet më të mëdha. Patjetër që sfidat ishin shumë të mëdha duke përfshirë këtu shti-blerjen e votës.

Por kjo nuk do të thotë se Partia Demokratike nuk duhet të bëjë një reflektim brenda vetes duke marrë parasysh që edhe nëse këto fenomene kanë ndodhur duhet që PD-ja të kuptojë se mesazhi i qytetarëve ishte edhe te ata që nuk morën pjesë në zgjedhje, që bojkotuan.