TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëse një nishan ju ka ndryshuar formë apo ngjyrë drejtohuni tek dermatologu. Ashtu si në Europë edhe në Shqipëri mjekët po vënë re shtim të pacientëve me kancer të lëkurës apo melanomë. Por ndryshe nga shtetet e tjera në vendin tonë ndërgjegjësimi është më i ulët. “Melanoma është një kancer malinj i lëkurës, vdekjeprurës, por i diagnostikuar në kohë është totalisht i trajtueshëm.
Numri i pacientëve të diagnostikuar me melanomë sigurisht që është në rritje në të gjithë rajonin, Europën, jo vetëm në Shqipëri, por nga ana tjetër nëse në vende të tjera sensibilizimi i popullatës është më i madh në Shqipëri ka ende nevojë, gjeneratat e treta të kontrollohen në mënyrë periodike nishanet. Rregulli ABCDE, asimetri në ngjyrë dhe strukturë, kufijtë, koloret, dimensionin mbi 6 mm dhe evolucionin e lezionit.”, u shpreh dermatologia Monika Fida për Abcnews.
Koha ekspozimit në diell është faktor kryesor rreziku për t’u prekur nga melanoma. Ndërsa kryerja e tre seancave solari në moshë të re rrit me 50% shanset për kancer lëkurë në moshë më të vonë. Në ditën botërore të sensibilizimit për këtë sëmundje mjekët iu sugjerojnë kujdes të shtuar këtyre personave. Në Shqipëri nuk ka shifra të sakta, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 2 persona humbin jetën në minutë prej melanomës. Megjithëkëtë mjekët thonë se nëse ajo kapet herët mund të trajtohet plotësisht.