TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eleni Foureira rikthehet për herë të tretë në skenën e Eurovizionit, teksa do të prezantojë një performancë “shpërthyese” në Malmö.
Siç njoftojnë organizatorët, ylli me origjinë shqiptare, i cili ka hyrë në panteonin e Europës me “Fuego”, do të shfaqet në intervalin e gjysmëfinales së parë, të martën më 7 maj.
Nëpërmjet këtij akti do të zbulohet skena e garës për të nisur eventin e këtij viti. Eleni Foureira do të këndojë “Fuego”, me të cilin fitoi vendin e dytë për Qipron në vitin 2018.
Kjo është hera e tretë që Eleni Foureira ngjitet në skenën e Eurovizionit. Krahas pjesëmarrjes në në vitin 2018, në vitin 2019, në Izrael, ajo mori pjesë në një akt të titulluar “Legjendat e Eurovizionit”, ku i mahniti të gjithë duke prezantuar në mënyrën e saj unike “Dancing Lasha Tumbai”.