AKTUALITET, 25 Tetor 2023, 08:37

Rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, si do

Gjatë orëve të paradites, vendi ynë do të jetë nën nën ndikimin e vranësirave të dendura në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë zhvillim të tyre duke sjellë reshje të përkohshme shiu. Gjatë orëve të pasdites pritet zhvillim i mëtejshëm i vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit. Parashikohet që gjatë natës i gjithë vendi të mbetet me vranësira dhe shira. ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante gjatë orëve të mëngjesit por do të ulen lehtë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.