TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë e ndodhur pak ditë më parë ka tronditur mbarë opinionin publik në Vlorë. Bëhet fjalë për dyshimet se një 26 vjeçare është përdhunuar nga tre djem, sipas njoftimit të policisë së qytetit bregdetar.
26-vjeçarja dyshohet se u drogua dhe më pas me të u abuzua seksualisht nga të tre djemtë, të cilët e braktisën në gjendje të rëndë për jetën dhe duke shkumëzuar nga goja. Ajo u transportua në spital ku mori mjekimin por ndodhet në gjendje të rëndë psikologjike.
Ngjarja duket se nuk ka marrë vëmendjen që meriton në media. E për këtë, dyshohet se është bërë shkak influenca e të afërmve të tre autorëve të dyshuar, të cilët janë njerëz me pushtet në qytet.
Duke komentuar këtë ngjarje të rëndë, gazetarja vlonjate Afrovita Hysaj, ka raportuar në faqen e saj në Facebook, se në ngjarje janë përfshirë katër djem, dhe jo tre, siç raportoi policia. Ajo ka dhënë detaje duke zbuluar se një e afërme e një prej të dyshuarve, është drejtuese e televizionit lokal 6+1 Vlora.
Kjo deklaratë duket se ka irrituar drejtuesit e televizionit në fjalë, që kanë reaguar me një artikull jashtë çdo norme duke sulmuar gazetaren Hysaj.
Në artikullin e televizionit lokal, gazetarja etiketohet me termin e rëndë “prosti”, teksa e akuzojnë se po mundohet të përfshijë padrejtësisht këtë televizion në ngjarje.
