AKTUALITET, 28 Dhjetor 2022, 11:25

Rikthimi i basteve sportive, qeveria synon ta miratojë ligjin deri në mars

Rikthimi i basteve sportive, qeveria synon ta miratojë ligjin deri në
Foto ilustruese: Edi Rama dhe bastet online

Gati 4 vite pasi mbylli me mijëra pika të basteve sportive, qeveria planifikon të rikthejë sërish bastet, por vetëm online. Premtimi u bë nga kryeministri Rama pak muaj më parë, pas të ashtuquajturit presion nga bota e futbollit dhe faktit se ai po lulëzon edhe pse në ilegalitet, duke mos kontribuar me asnjë taksë në buxhetin e shtetit. 

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, tha sot se procesi ligjor për bastet sportive është duke u finalizuar dhe me fillimin e vitit të ri do të nisin procedurat për miratimin e ligjit.

“Ne kemi punuar intensivisht gjatë muajve të fundit me qëllim finalizimin e ndryshimeve ligjore në ligjin për lojërat e fatit. Me qëllim lejimin e basteve sportive online duke pasur shumë kudjes të ruajmë ato kritere e parametra që kanë qenë të përcaktuara. Jemi në proces te finalizimit. Me nisjen e vitit të ri 2023, do nisim procedurat e miratimit të këtij ligji. Ne gjykimin tim, brenda 3 mujorit të parë të vitit 2023 ky ligj pritet të miratohet në parlament”, tha Ibrahimaj.