AKTUALITET, 4 Shtator 2022, 11:26

Makina përplas këmbësoren në Pogradec, e braktis në mes të rrugës

Makina përplas këmbësoren në Pogradec, e braktis në mes

Një makinë ka përplasur një këmbësore në Pogradec këtë të diel.

Uniformat blu njoftojnë se pasi e ka përplasur, shoferi i makinës është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se e lënduara është një 74-vjeçare, e cila është paraqitur në spitalin e Pogradecit me lëndime, të cilat i ka marrë pasi e ka përplasur një makinë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë
Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2022, rreth orës 10:25, në Spitalin e Pogradecit, ka mbërritur shtetasja V. P., rreth 74 vjeçe, e cila dyshohet të jetë aksidentuar në rrugë nga një automjet në qytetin e Pogradecit, i cili më pas është larguar nga vendngjarja.

Kjo shtetase aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.