TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion në lidhje me gjendjen e rrugëve pas reshjeve të dendura që kanë përfshirë vendin gjatë orëve të natës.
Sipas ARRSH reshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin nuk kanë sjellë probleme për bllokim të qarkullimit të automjeteve. Ndërkohë në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm ka pasur reshje dëbore.
Në këto akse drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes, duke respektuar sinjalistikën dhe duke u pajisur me zinxhirë dhe goma dimërore.
Njoftimi i ARRSH:
Reshje shiu dhe dëbore kanë përshkuar të gjithë vendin, por pa sjellë probleme për bllokimin e qarkullimit të mjeteve Reshje dëbore ka pasur në Llogara, në Boboshticë-Dardhë km 7-14, Dedaj-Razëm km i fundit.
Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës dhe nga materialet inerte në ato segmente ku kanë vijuar reshjet e shiut.
Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.