TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule është shprehur se kanë ankimuar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për caktimin e datës 4 gusht për zhvillimin e zgjedhjeve në Bashkinë Himarë.
Dule u shpreh se ligji nuk mund të interpretohet sipas dëshirave, ndërsa shtoi se ankimimi mbi vendimin e KQZ-së për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Fredi Belerit, do të bëhet kur mbrojtja e eurodeputetit ta konsiderojë të përshtatshme dhe se do të bëhet brenda afateve.
Vangjel Dule: "Ne kemi ankimuar dekretin e Presidentit, mbrojtja e Belerit do të vlerësojë momentin më të përshtatshëm që u garanton ligji. Askush nuk mund ta interpretojë ligjin në bazë të dëshirave apo premisave subjektive. Ligji është ligj.
Ankimi do të bëhet në kohën që mbrojtja e konsideron të përshtatshme dhe brenda afateve ligjore."