AKTUALITET, 18 Nëntor 2025, 11:42

Konsensusi/ PS-PD bien dakord, në Kuvend më 18 dhjetor mocion me debat për situatën me krimin e organizuar në vend

Konsensusi/ PS-PD bien dakord, në Kuvend më 18 dhjetor mocion me debat

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve për zhvillimin e një mocion me debat në Parlament për luftën kundër krimit.

Mocioni do të zhvillohet në seancën e 18 dhjetorit dhe debati do të zgjasë 120 minuta.

Mazhoranca kërkoi që debati të shtyhet për një sesion tjetër parlamentar, por kjo u kundërshtua nga opozita.

Gazment Bardhi: Ne nuk mund ta shtyjmë, sepse rregullorja përcakton që mocioni duhet të zhvillohet brenda 30 ditëve.

Ne kemi dëgjuar institucionet e sigurisë, por mocioni lidhet me qeverinë. Pra, kërkon të njihet dhe të debatohet mbi masat që ka marrë qeveria.

Kërkesa vjen në kuadër të raporteve ndërkombëtare që flasin për rritjen e fuqisë së krimit të organizuar dhe çmoj se është pikërisht momenti që të zhvillohet ky debat.

Unë propozoj që debatit t’i caktohet data 18 dhjetor, sepse atë ditë parashikohet një seancë që ka vetëm njoftime dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

Shtoni një pikë në rendin e ditës, që të jetë pikërisht debati për masat e qeverise në raport me krimin e organizuar.

Mocioni do të vijojë ditën e nesërme, ndërsa mazhoranca kërkon që debati të lihet si pikë e fundit e Rendit të Ditës.
Palët ranë dakord që debati ë vijojë për 129 minuta.