AKTUALITET, 7 Dhjetor 2024, 22:47

Sëmundja e rëndë/ Elda Muçi në luftë për jetën, nëna e tre fëmijëve apel shqiptarëve: Më ndihmoni, shpresa ime jeni ju

Sëmundja e rëndë/ Elda Muçi në luftë për

Elda Muçi, 47-vjeçarja nga qyteti i vogël në juglindje të vendit, Bilishti ka nevojë për shqiptarët. Teksa po lufton për jetën, pasi sëmundja e tmerrshme po e dobëson dita ditës më tepër, ajo ka drejtuar sytë nga shqiptarët duke u bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë.

Familjarët e 47-vjeçares e cila është nënë e tre fëmijëve, në pamundësi ekonomike, kanë hapur një llogari në Gofundme me qëllim për të mbledhur shumën e nevojshme që Eldës i duhet për t’iu nënshtruar transplantit në mëlçi i cili mund të realizohet vetëm jashtë vendit.

Elda Muçi është diagnostikuar me “cirroza hepatike”, një sëmundje e cila pavarësisht trajtimit nëpër spitalet e vendit, dalëngadalë po i “rrëmben” gjithçka duke bërë të nevojshme dhe urgjente një ndërhyrje më të specializuar jashtë Shqipërisë.

Transplanti i mëlçisë është e vetmja mundësi shpëtimi për 47-vjeçaren, e cila shpresën e vetme tanimë e ka dorëzuar në duart e shqiptarëve! (LINKU KU MUND TË KONTRIBUONI) 


NË GOFUNDME TË HAPUR PËR ELDA MUÇIN SHKRUHET:

Nje semundje e rende rrezikon nje jete

Kjo Ceroze hepatike dalngadale po rremben gjithcka nga nje organizem qe po vuan pasojat aspak te lehta,por derrmuese si,varicet ne kraharor,vlera te larta gjakut,zverdhje te lekures,bilirubine te larte,imunitet te dobet,kolle e vazhdueshme,anoreksi.

Elda Muci nje grua 47 vjecare nga devolli nje ,moter,nene e tri femijeve,qe ne mes vuajtjesh,pamundesi ekonomike dhe luftes qe po ben me kete semundje apelon per ndihme.

Kalvari i gjate neper spitale ,trajtime nuk ka mundur te riktheje shpresen me te vogel per rekuperim sepse kjo semundje kerkon ndjekje te specializuar jash shtetit. transplanti i melcise eshte e vetmja mundesi shpetimi,por pamundesia ekonomike si dhe pamundesia e ofrimit te ketij sherbimi spitalor ne vendin tone e shton cdo sekond rrezikun e kesaj jete.

Kontributi juaj sado minimal eshte shpresa jone