TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama në takimin për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, tha se në vendin tonë nuk ka një force antiamerikane.
Rama tha gjithashtu se “s’ka sot këtu një burrë që t’ja thotë SHBA në sy atë që realisht mendon kur i dridhen gjunjët nga reforma në drejtësi apo kur i vjen tmerr të dalë nga shtëpia se i shikojnë damkën në lule të ballit”.
“Në vendin tonë nuk ka një forcë të mundshme antiamerikane apo dhe anti evropiane, dhe edhe kur ka mllef dhe ndiejnë hakmarrje jo ndaj SHBA, por ndaj politikës së SHBA si është mllefi ndaj reformës në drejtësi shfaqet në një formë gare dashurie kush e do më shumë Amerikën.
Madje deri në pikën që ne e duam Amerikën më shumë se ambasadorët amerikanë.
Ky është aspekti komik dhe shumë domethënës që s’ka sot këtu një burrë që t’ja thotë SHBA në sy atë që realisht mendon kur i dridhen gjunjët nga reforma në drejtësi apo kur i vjen tmerr të dalë nga shtëpia se i shikojnë damkën në lule të ballit.
Gjithmonë të gjithë jemi për SHBA disa janë për marrëdhëniet me këto SHBA disa të tjerë duan ato SHBA se janë pasardhës të Linkoln apo Rusveltit dhe kanë probleme me përfaqësuesit e tyre sot që e kanë ulur shumë nivelin”.
Sipas Ramës, SHBA në Shqipëri “janë në shtëpinë e tyre se kështu e kanë vendosur shqiptarët e kështu e ka dashur gjithë kjo rrugë”
“E shkuara vazhdon të jetë pjesë e përpjekjes sonë të përditshme, vazhdon rishfaqet në forma nga më të ndryshmet nga rezistenca ndaj ndryshimit dhe rezistenca ndaj krijimit të kushteve që në këtë vend të ketë drejtësi të drejtë për të gjithë deri tek hijet e të shkuarës më të errët komuniste që ne mendojnë se i ka tretur e kaluara por prapë pa pritur e pa kujtuar na dalin para”, tha Rama.