AKTUALITET, 22 Mars 2025, 17:15

Rama ndjek punimet në shkollën “Edith Durham”, kryetarja e deleguar e Veliajt shfaqet pranë tij

Rama ndjek punimet në shkollën “Edith Durham”, kryetarja e

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e deleguar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, inspektuan nga afër punimet në shkollën “Edith Durham”.

Prej dyditësh delegimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë krijoi zhurmë pasi u fol për mosmarrëveshje mes tij dhe kryeministrit Rama për atë që do drejtonte institucionin. Një delegim dhe ridelegim që pasoi me shkarkimin e dy nënkryetarëve ditën e djeshme nga Ristani. 

Sipas kreut të qeverisë kjo është “godina e 48 arsimore e Tiranës Europiane, që do të ketë kushte dhe standarde bashkëkohore”.

Shkolla pritet të jetë gati më 15 shtator.