TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy kandidatët për garën e kreut të Partisë Demokratike pas takimeve të sotme, publikojnë agjendën për ditën e nesërme.
Sali Berisha do të jetë nesër në Kukës, ndërsa Ibsen Elezi do të zhvillojë takime në Berat dhe Divjakë.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD vijon:
Ora 17.30 - z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës
Ora 18.00 - Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në degët e qarkut Berat
Ora 20.00 - z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lushnjë, Divjakë
Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.
Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin në datën 22 maj 2022.