TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të mbjellat e stinës në fshatin Boshaj të Kolonjës janë dëmtuar rëndë, si pasojë e motit të keq, shoqëruar me reshje të shiut e të breshërit.
Ka qenë një situatë tepër e rëndë, e cila ka vazhduar për rreth një orë duke dëmtuar, parcelat me grurë, tërshërë dhe kopshtet e mbjella me fasule, domate, qepë dhe speca.
Rreth 30 familje të Boshanjit, 20 km larg Ersekës, kanë kërkuar ndihmë nga instancat duke treguar me pamje dëmet e shkaktuara nga breshëri.
Këto familje ndër të tjera kanë shqetësim edhe rrugën e fshatit, që u dëmtua akoma edhe me shumë nga reshjet e sotme çka sjell vështirësi për banorët.