AKTUALITET, 18 Qershor 2022, 12:00

Rama lë porosi për Dibrën: Nuk patëm rezultat të mirë në zgjedhjet e fundit të përgjithshme

Rama lë porosi për Dibrën: Nuk patëm rezultat të

Kryeministri Edi Rama nga Peshkopia në turin e takimeve për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj vendor në 61 bashkitë e vendit:

“Ne kemi marrë një rezultat jo të mirë në Dibër në zgjedhjet e fundit të përgjithshme.

Nuk e kemi arritur objektivin, është një ndër të paktat zona apo qarqe ku ne nuk e arritëm objektivin tonë por patëm një rizgjim shumë pozitiv në zgjedhjet e pjesshme vendore ku u pa shumë qartë se kur ju doni, nuk ka asnjë gjë që ju pengon të realizoni objektivin.

Mësimet e nxjerra do të na vlejnë të gjithëve e jam i bindur jo vetëm në zgjedhjet e ardhshme vendore ku ne patjetër duhet ta rikonfirmojmë kryetarin e Bashkisë, për të cilin dhe sot dëgjoj vetëm fjalë të mira, kjo tani duhet parë se kur thonë vetëm fjalë të mira nuk është domosdoshmërisht pozitive, mos e marrshim mësysh kryetarin e Bashkisë e mos fillofshin hedhe pritjet pas krahëve se na mori lumi.

Duhet të rimarrim ato tre mandatet tona që na takojnë në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Se ne jemi këtu për një rrugë të gjatë e për të arritur gjithë objektivat që i kemi vënë vetes”.