AKTUALITET, 23 Mars 2025, 10:40

Shpërthim me eksploziv në një automjet në Krujë

Shpërthim me eksploziv në një automjet në Krujë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një automjet në Krujë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur  orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti”.

"Rreth orës 03:20, në rrugën “Vrana Konti” dyshohet se në automjetin tip “Opel Corsa” në përdorim nga shtetasi E. K., 25 vjeç, është vendosur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku janë shkaktuar vetëm dëme në pjesën e parë të automjetit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve si dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes"- njoftoi policia.