TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Edi Rama ka thumbuar deputetët e opozitës, duke u thënë se më në fund, pas tre ditësh, dolën nga pishinat e Irfan Hysenbelliut dhe janë tharë.
Ai i referohet mbrojtjes që eksponentë të opozitës i bënë Hysenbelliut, pas prishjes së pishinave në resortin "Prestige", me argumentin se po sulmohet "media e lirë", ndërkohë që sipas autoriteteve bëhet fjalë për objekte pa leje.
"Urime që jeni tharë, pasi u zhytët në pishinat e Irfan Hysenbelliut tre ditë rresht. Kjo tregon se ju punojnë mirë tharëset e flokëve dhe keni konsumuar goxha energji për tu tharë. E dyta, sa i përket ndërtimeve pa leje, jemi në një kohë kur këto janë shfaqjet e fundit të brutalitetit kapitalist të disa kokave që kujtojnë se mund të bëjnë çfarë të duan në këtë vend.
Kur e kemi nisur ne punën, ndërtimet pa leje dhe pallatet me kate shtesë, godinat e zgjatura dhe të shtuara nga dy anët, ishin pafund. Sot, në Tiranë numri i tyre është i vogël, por sigurisht janë aty. Se çfarë do të bëjmë ne do ta shikoni në ditët në vijim. Ose do ti parablejnë me çmim real tregu dhe do të paguajnë edhe gjobën dhe me ato para ne do të çojmë tek fondi i shpronësimit, ose do ta dhurojnë. U jepet mundësia që të ligjërohet gjëja. Ose do të konfisohen dhe vijojmë me ndjekjen penale", deklaroi Rama.