TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe njëherë se Shqipëria do të ndryshojë kurs, nëse negociatat nuk hapen në qershor.
Në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel, kreu i qeverisë tha se kjo ide mbështet edhe nga qytetarët shqiptarë.
Sipas tij, shkëputja nga rruga e përbashkët e integrimit me Maqedoninë e Veriut do të bëhet për të shpëtuar nga “kthetrat” e Bullgarisë siç e quajti ai.
“Për pjesën me Maqedoninë, ne jemi në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryhet edhe mbledhja ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën. Në rast se nuk do të ndodhë ne do të ndryshojmë kursin.
E kemi konsultuar edhe me publikun këtu. një shumicë kanë thënë se Shqipëria duhet të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë”, tha ai.