AKTUALITET, 1 Shkurt 2024, 11:03

Qytetarët protestë para Gjykatës Kushtetuese për Fredi Belerin: Respektoni vullnetin e popullit

Qytetarët protestë para Gjykatës Kushtetuese për Fredi

Disa qytetarë kanë protestuar ditën e sotme para Gjykatës Kushtetuese në mbështetje të kryetari të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.

Me pankarta në duar qytetarët kanë kërkuar që kjo gjykatë të respektojë vullnetin e qytetarëve dhe të lejojë Belerin të betohet.

“Himara vendosi!”, “Respektoni Kushtetutën”, “Respektoni vullnetin e popullit”, thuhej në pankarta.

Tre ditë më parë Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Belerit për lejen për t’u betuar.

Pasi Apeli i GJKKO ka refuzuar kërkesën e Fledi Belerit për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, ka folur për mediat avokati i Belerit.

Ai u shpreh se hapi i radhës ishte rekursi në Gjykatën e lartë.