TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Unaza e madhe e Tiranës, një nga veprat infrastrukturore me të mëdha të kryeqytetit hapet këtë 30 dhjetor. Unaza ka një gjatësi prej 28.7 metrash. Ndërtimi i saj pritet të lehtësojë trafikun në Tiranë. Pak para inaugurimit, po bëhen punimet e fundit. Ajo pritet të ketë ndikim të madh në kryeqytet. Përmes saj do të bëhet e mundur shpërndarja e trafikut.
Një nga pikat kyçe të Unazës se madhe te kryeqytetit është mbikalimi i zonës së Freskut. Hapja për qarkullimi e automjeteve pritet te lehtësoje trafikun tepër të renduar në ketë zonë të kryeqytetit. Përveç zgjidhjes së problemit të trafikut, ajo do të shkurtojë distancat. Gjithashtu ndërtimi i kësaj vepre ka ndikuar në mënyrë të ndjeshme në zhvillimin urban të zonave që ndodhen përgjatë aksit. Unaza e madhe lidh kryeqytetin me të gjitha rrugët dalëse kombëtare. Kjo vepër infrastrukturore i jep me shume akses në lëvizje edhe zonave periferike të kryeqytetit.
Unaza veriore, segmenti që hapet këtë të hënë është i ndarë në 7 lote. Fillon në afërsi të Shkozës, vijon te Kodra e Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas segmenti vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz. Pjesë e projektit janë disa vepra arti. 4 kryqëzime, 2 ura mbi lumin Tirana me gjatësi 280 dhe 130 m. Janë ndërtuar gjithashtu mure mbajtëse dhe pritëse si dhe janë realizuar punime për mbrojtjen lumore me pilota, punime për spostimin e linjave të kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit dhe linjat e tensionit të mesëm dhe të lartë.