TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Dy grupe shqiptarësh janë përfshirë në një sherr të dhunshëm në aeroportin e Umbrias në Itali. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës, ndërsa sot mediat italiane kanë publikuar edhe pamjet e rënda.
Dy grupe pasagjerësh shqiptarë u ndeshën me shqelme dhe grushte, përballë policëve të cilët me vështirësi arritën të rivendosin qetësinë dhe të shmangin më të keqen. Bilanci, në fakt, është dy të plagosur, njëri prej të cilëve u detyrua të kërkonte trajtim spitalor, ndërkohë u arrestuan edhe tetë persona, raportojnë mediat italiane.
Ka qenë ora tre e pasdites, kur disa shtetas me origjinë shqiptare, të cilët shoqëronin bashkatdhetarët për të marrë fluturimin drejt Tiranës, janë takuar me një grup tjetër bashkatdhetarësh që ishin në radhë për check-in.
Për arsye ende të paqarta, mes dy grupeve u ngrit një diskutim i zjarrtë i cili degjeneroi në një përleshje të dhunshme.