AKTUALITET, 26 Qershor 2022, 18:39

Bllokohen në Valbonë tre alpinistë, njëri prej tyre dyshohet se është lënduar, policia drejt vendngjarjes

Bllokohen në Valbonë tre alpinistë, njëri prej tyre dyshohet

Tre alpinistë janë bllokuar në Valbonë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se tre alpinistët kanë ngatërruar rrugën në Valbonë pasi janë ndarë nga grupi tjetër i shokëve.

Tre alpinistët kanë mbetur tek Bjeshka e Zharit të Gjeles, ndërsa dyshohet se njëri prej tyre është dëmtuar në njërën këmbë.

Alpinistët kërkuan ndihmë nga policia dhe banorët e zonës, ndërsa mësohet se efektivët janë nisur drejt vendngjarjes.