TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nënkryetarja, njëkohësisht dhe deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar për protestën e zhvilluar mëngjesin e sotëm në zonën e “5 majit” në Tiranë, kundër shembjes së banesave.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Xhixho shkruan se ndërhyrja me dhunë e forcave të policisë është bërë normë e qeverisë.
Sipas saj, banorët si të gjithë qytetarët kanë paguar detyrimet ndaj shtetit, ndaj duhet të trajtohen me dinjitet dhe të dëmshpërblehen për banesat e tyre.
Dhunimi i të drejtave të njeriut është bërë normë e kësaj qeverie e cila me forcën e pushtetit nuk respekton asnjë normë duke ndërhyrë në 3 mëngjesit me dhunë te qytetarët e saj sot te zona e “5 Maji”.
Asgjë nuk justifikon këto pamje që fatkeqësisht janë të bërë të zakonshme .
Në një shtet të së drejtës do duhej të pritej proçesi gjyqësor që banorët kanë me shtetin, por dhe mundësia e marrëveshjeve me ta për të garantuar një proçes normal e jo përdorimin e dhunës si mjeti për zgjidhjen e çdo konflikti.
Këta banorë si shumë qytetarë në Shqipëri kanë paguar taksat dhe detyrimet shtetit , ndaj kanë të drejtë të trajtohen me dinjitet dhe të dëmshpërblehen për banesat e tyre e jo të hidhen në rrugë të madhe në mes të dimrit.
Ku do strehohen këto familje që kanë dhe fëmijë të vegjël , të moshuar ? Çfarë do bëhet me fatin e këtyre familje që sot gjenden në qiell të hapur?
Boll me shfaqje të tilla po të mendohet për familjet e të merren masat që ato të kenë shtëpinë e tyre që sot po prishen në sytë e tyre ,gjithë investimi i një jete.