TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zyra e Presidentit të Republikës, ka zbardhur takimin e Bajram Begajt me kryeministrin Edi Rama lidhur me ndryshimet në qeveri.
Takimi i kryeministrit Rama dhe presidentit Begaj në Pallatin e Brigadave
Në takimin që ka zgjatur rreth 40 minuta, kreu i qeverisë paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Ndërkohë, procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave.
“Sot, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, priti në takim Kryeministrin, Sh. T. Z. Edi Rama. Kryeministri paraqiti në takim propozimet për ndryshimet në Kabinetin qeveritar. Procedura kushtetuese parashikon 7 ditë afat për dekretimin e ministrave”, thuhet në njoftimin e Presidencës, e cila ka bërë publike edhe një foto nga takimi.
Shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj u njoftuan në mbledhjen e grupit Parlamentar të PS-së të mbajtur më 26 shkurt, ku shefi i qeverisë shkarkoi nga detyra jo vetëm Belinda Ballukun nga posti i zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke e lënë në duart e SPAK pasi është vënë zyrtarisht nën akuzë për abuzime me tenderat, dhe për të cilën ka kërkuar arrestimin.
Kreu i qeverisë largoi edhe Pirro Vëngun dhe Elisa Spiropalin nga postet e ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme.
Në vend të Ballukut si zëvendës kryeministre, Rama vendosi Albana Koçiun. Këtë të fundit e largoi nga ministrja e Brendshme, në krye të së cilës vendosi Besfort Lamallarin.
Lamallari largohet nga ministria e Drejtësisë për t’ia lënë vendin Toni Gogut. Ndërsa në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që mbante Gogu, do të jetë deputetja e Vlorës Erjona Ismajli.
Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi do të zërë vendin e Ballukut te ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kreu i Qeverisë shkarkoi edhe Pirro Vëngun nga posti i Ministrit të Mbrojtjes. Në vendin e tij në krye të Mbrojtjes u emërua Ermal Nufi. Ndërsa në vend të Spiropalit te ministria e Jashtme u emërua Ferit Hoxha, ish ambasador i Shqipërisë në OKB.
NDRYSHIMET NË QEVERI
Zv.kryeministre, Albana Koçiu – Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Brendshëm, Besfort Lamallari– Zëvendëson Albana Koçiun
Ministër Drejtësie, Toni Gogu– Zëvendëson Besfort Lamallarin
Ministër Energjitike, Enea Karakaçi– Shkarkohet Belinda Balluku
Ministër i Mbrojtjes, Ermal Nufi– Shkarkohet Pirro Vengu
Ministër për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismaili– zëvendëson Toni Gogun
Ministër i Jashtëm, Ferit Hoxha – Shkarkohet Elisa Spiropali