AKTUALITET, 2 Mars 2026, 10:22

Emrat/ Rama takon sot Begajn, i dorëzon 7 ndryshimet në qeveri! Pritet dekretimi dhe votëbesimi në Kuvend

Emrat/ Rama takon sot Begajn, i dorëzon 7 ndryshimet në qeveri! Pritet

Kryeministri Edi Rama do të takojë dot në orën 11:00 Presidentin Bajram Begaj. Takimi do të zhvillohet te Pallati i Brigadave dhe shefi i qeverisë do t’i propozojë Begajt 7 ndryshimet në qeveri.

Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë Rama, më pas ndryshimet paraqiten për votëbesim në Kuvend (ku duhen 71 vota). Pas votëbesimit ministrat e rinj betohen te Presidenti Begaj për të marrë detyrën.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama shkarkoi Belinda Ballukun, për të cilën SPAK kërkon arrestimin. Për zëvendësimin e Ballukut, kryeministrit ju desh të gjente dy emra. Albana Koçiun, si numër dy të qeverisë dhe Enea Karakaçin, vartës Ballukut, të cilit i besoi Energjinë dhe infrastrukturën, një nga dikasteret më të rëndësishëm,

Karakaçi, së fundmi drejtor i OSHEE-së ka mbajtur disa pozicione në ministrinë e energjisë dhe infrastrukturës.

Veç Karakacit të “infrastrukturës”, ndryshime pësoi dhe Mbrojtja. Pirro Vëngu u shkarkua pa bërë 2 vite në krye të kësaj ministrie për tja lënë vendin Ermal Nufit, deri disa muaj më parë në kabinetin e Belinda Ballukut.

Surprizë ishte shkarkimi i Elisa Spiropalit 5 muaj pasi e emëroi në krye të ministrisë së jashtme. Në vend të saj një diplomat karriere si Ferit Hoxha, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB e BE.

7 ndryshimet në Qeveri
Albana Koçiu zv.kryeministre - zëvendëson Belinda Ballukun
Enea Karakaçi ministër i Infrastrukturës dhe Energjitikës - zëvendëson Belinda Ballukun
Besfort Lamallari ministër i Brendshëm - zëvendëson Albana Koçiun
Toni Gogu ministër Drejtësie - zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha ministër i Jashtëm - zëvendëson Elisa Spiropalin
Ermal Nufi ministër i Mbrojtjes - ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin - zëvendëson Toni Gogun