AKTUALITET, 2 Mars 2026, 10:47

Nuk tërhiqet/ Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës, Berisha: Shpreh keqardhje! Njerëz të policisë kriminale iu thanë protestuesve se aty ishte Rama!

Nuk tërhiqet/ Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës, Berisha:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me sulmin me molotovë drejt vilës së Enver Hoxhës gjatë protestës së të shtunës së opozitës, ku rezultoi se brenda saj ndodheshin edhe artistë të huaj.

Kryedemokrati shprehu keqardhje për artistët e huaj, duke shtuar se nuk e mori vesh që vila ishte kthyer në një qendër kulturore pasi ndodhi ngjarja. Sipas Berishës, njerëz të infiltruar të policisë iu kanë thënë protestuesve se aty ndodhej kryeministri Edi Rama, duke i mashtruar.

“Kanë fut njerëz të policisë kriminale që t’u thonë protestuesve se banon Rama. Fillimi  i sulmit ka ardhur me besimin se aty është Rama.”, tha Berisha.

Ai gjithashtu ironizoi teksa tha se si mund të kthehet në një qendër kulture vila e ish diktatorit, duke shtuar se kjo është një fyerje e madhe për të internuarit dhe të persekutuarit.

“Qendër kulturore vila e Enver Hoxhës është fyerje e madhe për mbi 7 mijë të ekzekutuar për vlerat e njeriut, për 40 mijë të internuar, e 120 mijë të persekutuar. Ajo qendër kulturore vetëm mendja e sëmurë e Ramës, që e adhuron Hoxhën, mund ta bënte.

Ai mund të ishte muze u torturave çnjerëzore të diktaturës. Prania e atyre dy të huajve është keqardhje e madhe për mua, se nuk dua të krijoj shqetësime. Unë e mora vesh se është qendër kulturore pasi ndodhi ngjarja. Se çfarë qendre kulturore mund të jetë shtëpia e diktatorit e Edi Rama. Duhet qendër e antikulturës”, tha Berisha.