TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zjarr ka në një banesë në lagjen “Uznovë” të Beratit, ku fillimisht nuk raportohet për dëme në njerëz.
U mësua se një nga dhomat e shtëpisë është shkrumbuar, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.
Ndërsa kryefamiljarja Kristina Kola ka deklaruar se shkaku i zjarrit është tensioni lartë dhe ka bërë apel për ndihmë.
“Fajin e ka tensioni i lartë, energjia elektrike. Apel shtetit për ndihmë, nuk kam ku fus kokën”, thotë Kristina Kola.
Gjithashtu ajo ka treguar se në momentin e rënies së zjarrit ajo ishte në spital me djalin e sëmurë dhe është njoftuar nga fqinjët. Në momentin e mbërritjes, ajo ka parë që orenditë shtëpiake janë shkrumbuar.