AKTUALITET, 17 Dhjetor 2024, 13:40

Prindërit e Martinit, letër ambasadës së SHBA dhe institucioneve shqiptare: Vrasje e dytë! Po tentohet të shpëtohen fajtorët!

Prindërit e Martinit, letër ambasadës së SHBA dhe

Prindërit e Martin Canit i cili humbi jetën pak kohë më parë në ngjarjen e rëndë pranë shkollës “Fan Noli” i janë drejtuar me një letër ambasadës së SHBA në Tiranë.

Letra e familjes Cani i është drejtuar edhe institucioneve shqiptare, presidentit, kryeministrit dhe kreut të opozitës Sali Berisha.

“U vra në institucionin e shkollës që konsiderohej institucion i sigurt i shtetit shqiptar. Ka tentativa për të manipuluar ngjarjen, për të shpëtuar fajtorët.

Ka mbi dy javë që po përjetojmë si një vrasje të dytë të Martinit, papërgjegjshmërinë e sjelljes së disa institucioneve shqiptare, për faktin që askush prej tyre nuk po merr përgjegjësi e të japë dorëheqje për shkak të paaftësisë së tyre që më shkaktuar humbjen e djalit.”, thuhet mes të tjerash në letër.