AKTUALITET, 17 Dhjetor 2024, 13:10

"S'ka shitur as përdorur drogë"/ Pronari i portalit: Djali im u arrestua, por zyra ka kohë që nuk përdoret nga unë!

"S'ka shitur as përdorur drogë"/ Pronari i portalit:

Ditën e sotme, Policia prangosi katër “gazëtarë” në Tiranë, teksa akuzohen për shpërndarje droge në ish-Bllok.

Mes tyre edhe djali i pronarit të portalit Publik.al, Ergis Noka.

Babai i këtij të fundit ka reaguar në mediat sociale duke u shprehur se në fakt dyqani ku është kryer aksioni i policisë, nuk ishte prej kohësh nën administrimin e tij.

Ja reagimi i Naim Nokës:

Sqarim per lexuesit, kolegët dhe te gjithë dashamirësit dhe jo vetëm!
Po e bëj këtë sqarim duke e botuar lajmin siç e kanë botuar te gjitha mediat edhe për djalin tim adoleshent E. N.

Ju siguroj sipas infove që kam se djali im ishte i shoqëruar me shokët por nuk ka shitur apo perdour lende apo paisje dhe këtë do të vërtetojnë organet e drejtësisë.

Dyqani apo zyra e reklamuar nuk ështe prej muajsh në përdorim të medias që unë drejtoj. Ju garantoj se paçka se bën lajm më shumë pse është ndaluar djali i nje drejtuesi medie nuk ndryshon asgjé në profesionin tim dhe në median që unë drejtoj.

Ju uroj më të mirat!