TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta gjatë qëndrimit të tij në Shkup të Maqedonisë së Veriut, ka komunikuar me kryeministrin e dorëhequr të vendit, Zoran Zaev.
Kreu i Shtetit ka postuar në Facebook një foto të një takimi të mëparshëm me Zaev, teksa e falënderon për kontributin historik për arritjen e Marrëveshjes së Prespës dhe anëtarësimin e vendit të tij në NATO.
Postimi i Presidentit Ilir Meta:
Gjatë qëndrimit në Shkup pata kënaqësinë të komunikoja edhe me Kryeministrin e dorëhequr, Zoran Zaev. E falenderova për kontributin e tij historik për arritjen e Marrëveshjes se Prespës dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Po kështu, për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe konsolidimin e demokracisë, si dhe për vendimet e Qeverisë së tij për projektet madhore të Korridorit 8, shumë të rëndësishëm.