AKTUALITET, 23 Mars 2024, 16:13

Presidenti Begaj takim me homologun nga Mali i Zi, zbadhen detajet

Presidenti Begaj takim me homologun nga Mali i Zi, zbadhen detajet

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot një takim pune me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç.

Të dy presidentët u  fokusuan gjatë bisedës së tyre në vijimin e politikave të fqinjësisë së mirë, mbështetjen e ndërsjelltë të projekteve që synojnë zhvillimin e dy vendeve, si dhe në  përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Presidenti Begaj e vlerësoi bisedën me homologun e tij, për rëndësinë e afrimit të qëndrimeve në lidhje me çështjet dypalëshe dhe rajonale në kontekstin e ndryshimeve që sjellin zhvillim të qëndrueshëm për rajonin.