AKTUALITET, 12 Shtator 2023, 15:02

Prej javësh në spital, deputeti socialist tregon se si është gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

Prej javësh në spital, deputeti socialist tregon se si është

Teksa prej disa javësh ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe problemeve me frymëmarrjen, të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me shëndetin e tij.

Deputeti i PS, Petro Koçi u shpreh se ka komunikuar me të birin e Nanos, i cili i ka pohuar se gjendja e tij është e stabilizuar.

“Kam komunikuar me djalin e Fatos Nanos dhe më ka thënë se gjendja e tij është stabël. Nuk e kam vizituar në spital sepse mendoj se në gjendjen e tij nuk i bëjnë mirë vizitat e shumta”, tha ai ndërsa i uroi shërim të shpejtë.