TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia ka dhënë detaje nga ngjarja në Krujë, ku një gjimnazist hodhi spraj me piper në klasë gjatë procesit mësimor.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 12.09.2023, në një gjimnaz në Krujë, një nxënës 16 vjeç ka hedhur në klasë, gjatë procesit mësimor, një sprajt me përmbajtje piperi, i cili si pasojë ka krijuar shqetësime te disa nxënës të klasës.
Nxënësit po marrin ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Krujë, ndërsa autori i dyshuar, së bashku me një 17-vjeçar, janë shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.