AKTUALITET, 30 Shtator 2025, 14:21

Fabrikë për përpunimin e hekur-nikelit apo mbetjeve spitalore? Banorët e Kukësit në protestë: Po kërcënohemi

Fabrikë për përpunimin e hekur-nikelit apo mbetjeve spitalore?

Ndërtimi i një fabrike në fshatin Kolsh të Kukësit ngriti në protestë banorët e zonës, të cilët shprehen se ky projekt po zhvillohet pa transparencë.

Sipas tyre ende nuk dihet funksioni i fabrikës, nëse do të jetë për përpunimin e hekur-nikelit apo për trajtimin e mbetjeve spitalore. Banorët thonë se ndërtimi i fabrikës pranë zonave të banuara është e papranueshme për ta, pasi iu rrezikon shëndetin.

Banorët e Kolshit thonë se Bashkia Kukës po i detyron të nënshkruajnë, për të dhënë aprovimin për ndërtimin e fabrikës.

Nëse për këto projekte nuk bëhet transparencë e plotë, banorët thonë se do të përshkallëzojnë protestat, si dhe do të ndjekin çdo hap ligjor për të ndaluar punimet.