AKTUALITET, 21 Dhjetor 2024, 14:50

Pranga 32 vjeçarit në Durrës, dyshohet se ndihmoi për kalim të paligjshëm të kufirit

Pranga 32 vjeçarit në Durrës, dyshohet se ndihmoi për

Një 32 vjeçar është arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet që në vitin 2023 të ketë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

“ Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi dyshohet të jetë i përfshirë në një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 2023.”- njofton policia.